Madonna pranon dëmshpërblimin për shkelje të privatësisë

Mediale Vip

Madonna pranon dëmshpërblimin për shkelje të privatësisë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:59
Madonna dhe binjaket e saj

Madonna dhe binjaket e saj të adoptuara kanë pranuar dëmshpërblimin nga Associated Newspapers në lidhje me ndërhyrjen në jetën private.

Këngëtarja kishte adoptuar binjaket katërvjeçare Stella dhe Estere në muajin shkurt, kur edhe kishte kërkuar nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë tranzicioni.

E “MailOnline” kishte publikuar një artikull para se Madonna zyrtarisht të adoptonte vajzat, duke bërë publike emrat, racën dhe moshën e tyre, si dhe që ishin nga Malawi.

Madonna e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën e Lartë në Londër, duke thënë që i është shkelur privatësia dhe se ky artikull do të mund të ndikonte në procesin e adoptimit.

Dëmshpërblimin që ka marrë do ta dhuroj tek Instituti “Mercy James” për kirurgji pediatrie në Malawi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat