Fonsi e Yankee, më krenarë se kurrë

Mediale Vip

Fonsi e Yankee, më krenarë se kurrë

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 14:50
Luis Fonsi dhe Daddy Yankee

Krijuesit e hitit “Despacito”, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, kanë falënderuar fansat e tyre për suksesin e kësaj kënge, videoklipi i së cilës u bë më i klikuari i të gjitha kohërave me mbi 3 miliardë klikime.

Fonsi u shpreh i lumtur dhe i falënderoi fansat për mbështetjen dhe të gjithë të përfshirët në këtë këngë

“3 miliardë, kjo është e mrekullueshme”, tha Fonsi, duke mos u përmbajtur nga gëzimi që kjo këngë ka depërtuar në çdo cep të botës.

Ndërkaq, Daddy Yankee tha se industria e muzikës ka ndryshuar dhe falënderim të posaçëm për sukesin e tyre pati për ueb-sajtin muzikor YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat