Kristen Stewart: Dua të provoj gjithçka, nuk dua ta kufizoj seksualitetin tim

Mediale Vip

Kristen Stewart: Dua të provoj gjithçka, nuk dua ta kufizoj seksualitetin tim

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:59
Kristen Stewart

Aktorja amerikane, Kristen Stewart, e cila aktualisht është në lidhje me modelen Stella Maxwell, ka thënë se nuk dëshiron ta kufizojë seksualitetin e saj dhe është e hapur edhe për lidhjet me meshkuj.

“Disa njerëzve u pëlqen sandviçi me djathë dhe do ta hanë çdo ditë deri në fund të jetës. Unë dua të provoj gjithçka”.

“Nëse do ta provoj sandviçin me djathë, do të them: ‘Më pëlqen, por çka ka tjetër në meny'”, është shprehur aktorja në një intervistë për Harper’s Bazaar.

Gjatë kohës sa ishte në lidhje me Pattinson, ajo e tradhtoi me një regjisor shumë më të madh në moshë

Nga lidhjet e kaluara të Kristen, përmendim atë me këngëtaren SoKo dhe lidhjen e mëhershme me yllin e “Twillight”, Robert Pattinson.

Gjatë intervistës, ajo ka thënë se ka qenë e dashuruar me këdo që ka qenë në një lidhje.

“Mendoni se aktroj për gjithçka? Gjithmonë e kam pranuar dualitetin tim (biseksualizmin) dhe besoj në të. Asnjëherë nuk jam ndier konfuze, vetëm se nuk kam dashur që dikush të më përqeshë për këtë gjë”, ka thënë 27-vjeçarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat