Ish zëdhënësi i Bashkimit në emocione, e marton vajzën e vogël!

Mediale Vip

Ish zëdhënësi i Bashkimit në emocione, e marton vajzën e vogël!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:15
Reshati me Shengjil Ibraimin

Reshat Ibrahimin, të paktë janë ata që nuk e njohin. Ibraimi apo njeriu që kontribuoi në sportin në përgjithësi shqiptar! Ish zëdhënësi i klubit të futbollit Bashkimi nga Kumanova, klub që dikur ka qenë krenari, këto ditë do të ketë festë. Ibraimi tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se këto ditë do ta martojë vajzën e tij.  Vajza e tij është Shengjil Ibrahimi e cila në muajin shtator mbron diplomën për gazetari. Ndryshe, siç thonë në popull dardha pikë ndër dardhë, sepse edhe Ibrahimi është gazetar i mirënjohur sportiv dhe punon për Lajmin e Maqedonisë.

“Emocione sa te duash, por edhe gëzim. Vajza ime e vogël, të cilën e kam edhe si shoqe e kolege të ardhshme, po bëhet nuse. Fati, suksesi dhe lumturia qofshin bashkudhëtarë në jetën e saj bashkëshortore. Gili të do pafund babi yt”, shkruan në instagram Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat