Këngëtarja shqiptare ‘pozon’ topless… Ja çfarë thotë më pas kapjes ‘mat’

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare ‘pozon’ topless… Ja çfarë thotë më pas kapjes ‘mat’

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 19:34
Olta Boka

Ajo është një nga ato personazhe të famshëm që e ka mbajtur larg jetën personale dhe nuk është bërë kurrë pjesë e skandaleve e aq më tepër të publikojë fotografi ku tregon më shumë seç duhet.

Por një foto e postuar ditën e djeshme ku mbulonte pjesën e sipërme me një “emoji” bëri të përflitej se Olta Boka, ka dalë për herë të parë topless.

Këgëtarja ka reaguar sot me një postim ku shkruan se nuk ka qenë topless dhe i lutet mediave ta lënë të shijojë pushimet por e penduar për foton thotë se është një pakujdesi.

“S’kam aspak për qëllim nxitjen e portaleve me lajme aq më tepër aluduese, të cilat në fund s’bëjnë gjë tjetër veçse më dëmtojnë!

Kjo pakujdesi e imja do të më shërbejë t’i rikthehem privatësisë sime në favor të qetësisë sime. Shijoni një verë të bukur. Ah dhe jo topless”,- shkruan Olta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat