Lawrence flet për romancën e saj me regjisorin

Mediale Vip

Lawrence flet për romancën e saj me regjisorin

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 07:33
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence  është në lidhje me regjisorin Darren Aronofsky që kur u afruan në setin e filmit “Mother”, traileri i të cilit doli të martën.

Ndërsa Jennifer Lawrence që pozoi për kopertinën e revistës prestigjioze Vogue, tani e ka zbuluar se çfarë e ka tërhequr te ai.

“Ne kishim energji. Kisha energji për të. Nuk e di si ndjehej ai për mua”, tha ajo në edicionin e shtatorit për 2017.

“Normalisht nuk më pëlqejnë njerëzit e Harvard, sepse nuk mund t’i kalojnë dy minuta pa e përmendur që kanë studiuar në Harvard. Ai nuk është ashtu”, shtoi ajo.

“Për vitin që shkoi, jam marrë me të vetëm si njeri. Kam qenë në lidhje në të kaluarën ku vetëm jam e hutuar. Me të kurrë nuk jam e hutuar”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat