Aktorja e vogël e filmit Zori fiton “Little Miss World 2017”

Mediale Vip

Aktorja e vogël e filmit Zori fiton “Little Miss World 2017”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 gusht 2017 Në ora: 18:18
Menora Morina

Sapo ajo shkel në një event bukurie kudo në botë, të gjithë marrosen e dashurohen pas saj, e gjithmonë ajo kthehet në vendlindje si fituese. Vetëm pak muaj i ka kaluar nga mosha tetë vejcare, e vogla Menora Morina, por simpatia dhe talenti i saj i bën për vetë të gjithë botën, sidomos anëtarët e jurisë profesioniste të huaj, ku duan të dinë më shumë për këtë bukuri shqiptare.

E të numërosh cmimet e saj që kur ishte 4 vjece duhet shumë kohë e kujtesë të madhe, por ka mbi 40 të tilla jashtë Kosovës, ndërsa së fundit ajo ka fituar në garën botërore “Little Miss World” që u mbajt në Burgas të Bullgarisë ka fituar cmimin e madh “Little Miss World 2017 “ Grand Prix, duke përfaqësur dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën.

Por Menora sic edhe të gjithë e keni parë në filmin “Zori”si protagoniste, ajo e don shumë aktrimin dhe në të ardhmen synon vetëm këtë rrugë, pavarësisht se ka shumë talente, e në konkurset e bukurisë është gjithnonë e para kudo në botë.BS

Image
Menora Morina
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat