Ledri filmon vatrat me zjarr në këto temperatura të larta

Mediale Vip

Ledri filmon vatrat me zjarr në këto temperatura të larta

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:41
Ledri Vula

Javët e fundit shumë shtete janë përfshirë nga temperaturat e larta, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Për shkak të temperaturave shumë të larta, në shumë pjesë malore janë përhapur zjarre masive.

Në një ngjarje të tillë ka rastisur edhe reperi Ledri Vula, i cili në rrjete sociale ka sjellë pamje të maleve tek digjen nga temperaturat tropikale.

Edhe pse nuk ka treguar saktë vendin se ku e ka shkrepur këtë foto, supozohet të jetë në Shqipëri, pasi mbrëmë ka performuar atje.

 

Image
Postimi i Ledrit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat