Rita Ora e falënderon Ed Sheeran

Mediale Vip

Rita Ora e falënderon Ed Sheeran

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 07:14
Ed Sheeran dhe Rita Ora

Rita Ora, shkaku i problemeve me produksionin e Jay-Z, nuk ka realizuar një album që pesë vjet.

Tani, 26 vjeçarja e ka lavdëruar “djaloshin më të mirë në muzikë”, Ed Sheeran, që e ka mbështetur, kur problemet e kontratës së saj ishin zgjidhur vitin e kaluar.

“Vetëm më duhej ta gjeja një grup njerëzisht me të cilët mund të isha vetvetja. Jam mirënjohëse për mbështetjen”, tha Ora për The Sunday Telegraph.

Ajo e kishte gjetur veten në “purgatorin e popit”, dhe ishte Ed i cili e kishte huazuar zërin e tij për këngën e re të Ritës, “Your Song”.

“Ed është një nga miqtë e mi më të mirë, e kam njohur për pesë vjet tash dhe ajo këngë ndodhi gjatë fundit të incizimit të albumit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat