Kopja e Jennifer Lopez është…bodybuilder!

Mediale Vip

Kopja e Jennifer Lopez është…bodybuilder!

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:34
Jennifer Lopez dhe Janice Garay

Mesa duket, Jennifer Lopez nuk është e vetme në këtë botë për sa i përket pamjes së jashtme. E mbani mend kur folëm për Gigi Hadid dhe blogeren identike të saj? Eh, kjo që do shihni sot nuk ka të krahasuar me atë rast. J-Lo ka një kopje perfekte, e kjo e fundit është, si për çudi, një femër bodybuilder.

Janice Garay është amerikanja që ngatërrohet shpesh nga njerëzit me yllin e muzikës e filmave komercialë. Me trupin mbushur me muskuj, ngjashmëria e Garay me Lopez është thjesht e pabesueshme! 26-vjeçarja nga Teksasi e ka marrë disi me humor të gjithë këtë situatë, e ka rrëfyer shumë raste kur kalimtarë në rrugë, e kanë ndaluar për foto. “Thonë se ngjasoj shumë, por mendoj se dukem si J-Lo vetëm në profil me flokët e kapura”, ka komentuar Jenice. Klikoni në galeri për të parë imazhet shokuese.

Image
Janice Garay
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat