Rrëfehet ish Miss Albania që nuk mori pjesë në Miss Universe: “Më kërkuan të bëj …

Mediale Vip

Rrëfehet ish Miss Albania që nuk mori pjesë në Miss Universe: “Më kërkuan të bëj …

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:45
Suada Sherifi

Suada Sherifi ka treguar për herë të parë arsyen pse nuk përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe pas marrjes së kurorës si Miss Albania 2005: sepse nuk pranoi të bëjë hundën.

Suada ka treguar episodin e ndodhur 12 vite më parë në një intervistë për Eni Shehun në edicionin veror të ABC News, kur fotografi Fadil Berisha i kërkoi të zvogëlojë hundën, nëse donte të merrte pjesë në Miss Universe.

Suada nuk pranoi sepse sipas saj diçka e tillë ‘nuk ishte e drejtë’ dhe në vend të saj konkurroi Eralda Hitaj. E çuditshme është se në setin e fotografive të realizuar atë kohë, Suada pozonte në profil dhe me atë profil është prezantuar kudo.

Megjithatë mamaja e Daisy-t tregon se ndihet shumë mirë me hundën e saj dhe s’do ta ndryshonte as tani, nëse nuk ra pre e tundimit në adoleshencë kur mund t’i prishej mendja lehtësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat