Biznesmeni propozon për martesë Françeska Jaçen? Shihni unazën e veçantë

Mediale Vip

Biznesmeni propozon për martesë Françeska Jaçen? Shihni unazën e veçantë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 16:02
Françeska Jaçe

Françeska Jaçe prej disa kohësh po përflitet në mediat rozë për një lidhje me biznesmenin Andi Geci. Por, asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar lidhjen duke e mbajtur të fshehtë. Mirëpo, kuriozët e shumtë nuk kanë mundur pa i kapur mat me anë të fotove duke zbuluar lidhjen e tyre në plazh.

Çifti këtë javë kanë qenë me pushime në Mykonos. Postimi i fundit i Françeskës ka hedhur dyshimet se dyshja kanë hedhur një hap më shumë, duke u fejuar.

Modelja ka postuar në Instastory një video ku tregon unazën e veçantë por pa zbuluar më shumë.

Të jenë fejuar vallë? Apo kjo unazë është thjesht një dhuratë?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat