Elvanën e kishim shumë afër! E kaloi vikendin në Tiranë

Mediale Vip

Elvanën e kishim shumë afër! E kaloi vikendin në Tiranë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:37
Elvana Gjata

Tashmë nuk dihet se kur ndodhet në Shqipëri, në Amerikë apo në Gjermani, pasi këngëtarja Elvana Gjata ka nisur të jetë e paparashikueshme, por duket se ditën e djeshme e ka kaluar në Shqipëri.

Në profilin e saj në SnapChat ajo ka publikuar një video ku tregon se ndodhej në meshën e Kishës së Gurit të Themelit në Tiranë. Më pas një video është publikuar në rrjete sociale nga mikesha e saj, ku shfaqet së bashku me të motrën, sopranon Migena Gjata duke folur për madhështinë dhe besimin në Zot.

Gjithashtu disa orë më vonë edhe motra e saj Migena ka publikuar një foto ku shfaqen së bashku duke treguar se të dyja ndodhen në atdhe, ndoshta për fundjavën apo edhe për pushime. Tashmë asgjë nuk i dihet me Elvanën, e cila ka vendosur të krijojë karrierën e saj jashtë vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat