Dua Lipa me ‘New Rules’ lë prapa Ritën

Mediale Vip

Dua Lipa me ‘New Rules’ lë prapa Ritën

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:05
Rita Ora dhe Dua Lipa

Mes shqiptareve që kanë bërë famë botërore këto ditë mund të thuhet se po zhvillohet një garë e madhe rreth asaj se cila këngë po del më e dëgjuar.

Në ‘rreth’ të ngushtë kanë qenë Rita Ora dhe Dua Lipa, por kjo e fundit ka arritur të dalë e para.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Dua ka bërë të ditur se kënga e saj ‘New Rules’ tashmë është e para platformën ”Spotify” në Britani.

Kënga ‘New Rules’ e cila u lansua një muaj më parë po del të jetë projekti më i suksesshëm i këngëtares, deri tani kjo këngë ka marrë afro 96 milionë klikime.

Kurse, Rita e cila me këngën ‘Your Song’ që e publikoi me klip një muaj më parë, ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në Youtube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat