Dua Lipa e pandalshme, vendin e parë edhe në Spotify

Mediale Vip

Dua Lipa e pandalshme, vendin e parë edhe në Spotify

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:21
Dua Lipa

Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka vazhduar të tregojë se nuk e ka ndërmend të ndalet me sukseset.

Pasi arriti shifrën e 100 milionë klikimeve me këngën “New Rules” dhe ngjitjes në maje të Official UK Top Charts, tash ajo ka arritur suksesin tjetër.

Këngëtarja nga Prishtina me hitin e saj të ri ka okupuar vendin e parë në platformën ‘online’ të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe.

Image
Dua Lipa mbretëresha e Spotify

Ky konsiderohet një sukses tejet i madh për Duan, në prag të lansimit të albumit të saj të ri.

Ndërkohë ajo vazhdon të jetë e përfolur për një lidhje romantike të cilën nuk e ka konfirmuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat