Këngëtarja e njohur vjen me mesazh prekës në projektin e ri muzikor

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur vjen me mesazh prekës në projektin e ri muzikor

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:55
Këngëtarja me famë botërore, Pink

Këngëtarja me famë botërore, Pink ka sjellë projektin e ri muzikor ‘What about us’, i cili mendohet se do prekë shumë njerëz.

Ajo nuk e ka bërë të qartë mesazhin, por duket se kërkon të tregojë se cdo njeri ka vlerë në këtë jetë dhe nuk mundet ti shkatërrojë një njeri i vetëm.

Pink ka marrë në klipin e saj persona të ndryshëm që i përkasin gjinive e ngjyrave të ndryshme, por nuk e ndjejnë këtë gjë mes njëri-tjetrin.

Tekstin e këngës e ka punuar së bashku me producentin dhe presin që të jetë një ndër hitet botërore të këtij viti.

Kjo është kënga e parë që ka sjellë rreth albumit të ri ‘Beautiful Trauma’ që do publikohet me 13 tetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat