Rita Ora iu nënshtrua sot një operimi, tregon gjendjen e saj

Mediale Vip

Rita Ora iu nënshtrua sot një operimi, tregon gjendjen e saj

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:07
Rita Ora

Këngëtares së njohur Rita Ora duket se nuk i ka ecur gjithçka si duhet së fundmi.

Kjo pasi ajo këto ditë ka pësuar një lëndim të madh në këmbën e saj të djathtë.

Lëndimi nuk ka kaluar fare lehtë, madje Ora është detyruar që t’i nënshtrohet një operimi për të përmirësuar gjendjen e këmbës së saj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq të djathtën e saj të fashuar.

“Pata një operim sot”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke mos dashur të japë shumë detaje më tej.

Ndryshe, kënga e saj e fundit “Your Song” ka arritur ta rikthejë atë në formën më të mirë të mundshme në tregun muzikor, duke e ngjitur sërish në majat e top listave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat