Çfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!

Mediale Vip

Çfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:46
Luana Vjollca

Ajo është një nga vajzat më të ndjekura të ekranit, e historitë e saj rozë e kanë sjellë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Me publikun e ndarë në dy pjesë: ata që e adhurojnë e ata që nuk munden ta suportojnë dot imazhin e saj, Luana Vjollca po tenton të përfshihet në botën e ekranit jo vetëm si moderatore, por edhe si këngëtare. Ndërsa në këtë të fundit shigjeta anon më tepër nga dështimi se sa suksesi, figura e prezantueses duket se është ajo ?ka i shkon më për shtat Luanës.

Ky sezon veror e gjeti drejtuesen e emisionit “Pa Limit” mes shumë thashethemesh sa për të, aq dhe për të motrën e kunatin. Incidenti me Krenar Cocaj, bëri që Luana të përflitej mbi një krisje marrëdhënie mes saj dhe Marinës, por ky rezultoi thjesht një thashethem, e asgjë më tepër se kaq. Kohët e fundit, përpos pushimeve të kaluara vetëm, katë motrat Vjollca janë parë bashkë fundjavën e shkuar, duke shijuar në maksimum shoqërinë e njëra-tjetrës.

Zhytjet në pishinë, si dhe ekspozimi i formave trupore nga ana e Luanës nuk kanë munguar aspak gjatë ditëve të nxehta, por këtë herë moderatorja na ka surprizuar ndryshe. Pas një fotoje të postuar në Instagram, duket se prezantuesja ka shfaqur një anë të ndjeshme të karakterit. “Verë, diell, ndjenjë…Pa makeup, pa filtër”, shkruan Luana poshtë imazhit. Por, kjo nuk ka qenë e gjitha. Në orët e mbrëmjes është parë një tjetër postim në My Story – foto e turbullt e një faqe libri, në të cilën (me vështirësi) arrin të lexosh: “Të biesh në dashuri”. Ka qenë ky imazhi që Luana ka zgjedhur për t’i thënë fansave ‘Natën e mirë’, ndërkohë që lind pyetja: ?farë e ka bërë moderatoren kaq romantike? Mos ndoshta ndjen mall për dikë…apo është ky thjesht fillimi i një kapitulli në jetën e saj? Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat