Sot ka ditëlindjen djali që nuk di të plaket…

Mediale Vip

Sot ka ditëlindjen djali që nuk di të plaket…

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:52
Robert De Niro

Aktori legjendar, fytyra e të cilit nuk mund të harrohet kryesisht për rolet e tij që e kanë kthyer në ikonën e kinematografisë botërore ka ditëlindjen dhe mbush plot 74 vjeç. Robert De Niro njihet për rolet e tij si Vito Corleone në vitin 1974 në filmin Godfather.  Ndër filmat e tjerë shumë të famshëm përmenden Taxi Driver, Cape Fear, Mean Streets dhe Deer Hunter.

Marrë shkas nga ditëlindja e tij po tregojmë disa detaje interesante para se të bëhej i famshëm. Në moshën 20 vjeç ai ka luajtur në piano Coward Lion në një produksion të Wizard of Oz. Roli i tij i parë në film ishte Weeding Party, regjisori Brian De Palma e zgjodhi atë në kast kur zbuloi talentin e tij dhe në fakt ashtu ishte, një talent. Filmi i tij i parë u realizua në vitin 1963 kur De Niro ishte 20 vjeç, e më pas u lancua rreth 6 vite më vonë, në 1969.

Babai i tij Robert De Niro ishte piktor abstrakt dhe skulptor. Ai u martua me Grace Hightower në 1997 por më pas u ndanë dhe u martua sërish me Diahnne Abbot nga viti 1976 deri në vitin 1988. Ai ka 4 djem dhe dy vajza. De Niro duket se ka qenë edhe me fat pasi ishte aktori i preferuar i regjisorit Martin Scorsese që në fillimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat