Nora dhe Rene, vajzat më me stil të mëhallës

Mediale Vip

Nora dhe Rene, vajzat më me stil të mëhallës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:09
Nora Istrefi dhe Renee

Si e ëma si e bija, ikona të stilit për kohën e vet.

Këngëtarja Nora Istrefi, ka shije të hollë për veshje dhe këtë po e transmeton edhe tek vogëlushja e saj Rene.

Në këto ditë të ngrohta vere, këngëtarja me të bijën e saj janë fotografuar duke ecur nëpër lagjen ku tash e një kohë edhe banojnë.

Lagja “Marigona” në periferi të Prishtinës, s’mund të ketë vajza më me stil se sa këto të dyja.

E veshur me tuta të markës Adidas, Rene duket tejet lezetshëm në krahët e së ëmës, ndërsa Nora, e ka kompletuar pamjen e saj me një kapele reagge, të stilit Bob Marley.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat