Zbulohet: Kjo është gjëja e madhe që paralajmëroi Blero

Mediale Vip

Zbulohet: Kjo është gjëja e madhe që paralajmëroi Blero

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:15
Blero Muharremi

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka tash e disa ditë që paralajmëron diçka të madhe së shpejti!

Kurioziteti u shtua mes ndjekësve në rrjete sociale mbi atë se çfarë mund të ishte një paralajmërim i tillë.

Nga karriera e deri tek jeta private e shumë komentuar ishte spektri i gjerë ku shtriheshin supozimet.

Sidoqoftë, më vend për hamendësime nuk ka pasi Blero ka vendosur të na shuajë kuriozitetin.

 

La Vida Loca 3?? is coming... #LVL

A post shared by bleromuharremi (@bleromuharremi) on

Projekti i madh lidhet me rikthimin e këngës ‘La vida Loca’, një hit i pakontestueshëm i disa viteve më parë.

Pas versionit me Dafina Zeqirin dhe F-Kay e tjetrit remix me dosta përfshirë  MC Kreshën, Blero duket se shumë shpejt do ta sjell ‘La vida Loca 3’, sigurisht me artistë të tjerë.

Na mbetet të shpresojmë që suksesi do ripërsëritet dhe më e rëndësishmja, të ruhen raportet korrekte mes kolegëve në këtë version me synimin për të mos u përsëritur historia si me Kreshën dhe Dafinën, me të cilët pas projektit si mollë sherri dhe jo vetëm, këngëtari nuk flet për vite të tëra. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat