E bukur dhe shumë e shkathët...shikoni si ka qenë në vitin 1996 stilistja e njohur Enada At'Nikolla

Mediale Vip

E bukur dhe shumë e shkathët...shikoni si ka qenë në vitin 1996 stilistja e njohur Enada At'Nikolla

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:42
Enada At'Nikolla

Në një intervistë të publikuar në vitin 1996 shohim në fillesat e saj një nga emrat më të rëndësishëm sot në modën shqiptare, stilisten Eneda At’Nikolla.

Në këtë intervistë Enada na shfaqet e sigurt në vete siç është edhe në ditët e sotme, shumë e bukur dhe gjithashtu me ambicien për tu bërë moderatore. Ndonëse nuk u bë e tillë ajo sërish sot është mjaft e njohur dhe e kërkuar në fushën e saj. Por shikoni se si dukej ajo në vitin 1996. 

Intervista për "Koha Jonë" e vitit 1996 e publikuar nga Dritare.net 

Në një intervistë shprehesh se do të dhuroje seriozitet e përkushtim, nëse merrje pjesë në spektaklet e Vera Grabockës. Dhe më?

Kaq është. Nëse do të më duhej ta plotësoja mendimin do shtoja se më pëlqen bota e spektaklit dhe do e realizoja bukur rolin e prezantueses “ndryshe”. Krejt ndryshe nga gjithë vajzat që kam parë e keni parë deri tani në skenën shqiptare. Do doja të flisja lirshëm, të ulesha lirshëm, të vishesha lirshëm. T’i sillja kështu publikut një
surprizë, që ndofta s’do e pëlqenin, por së paku të mos e harronin

Pra skenën e mendoni si lojë ?

Unë përpiqem të jem e shpenguar, e t’i marr gjërat lehtë, pa i ndërlikuar e vështirësuar.

Kaq e thjeshtë ka qenë jeta për ty?

Jo, por mendoj se sa më shumë t’i trajtosh ngjarjet e jetës tënde si të pathjeshta, aq më shumë të vështirësohet jeta. Unë mundohem t’i jap gjithçkaje atë që i takon.

Ç’i takonte Enadës, në spektaklin Miss Albania ’95?

Do doja shumë të fitoja një çmim që s’ekzistonte, ndoshta një çmim të veçantë. Megjithëse për të qenë reale, them se do të më pëlqente të shpallesha Miss Press.

Dhe pastaj të punonit tek “Koha Jonë”?

S’e di. Ndër ofertat që do më vinin do dija të zgjidhja më të mirën.

Nuk je miss Press, nuk ke oferta, por të pëlqen gazetaria.

Më pëlqen ta provoj. Në shkollë bëja hartime të mira. Kam shkruar dhe poezi. Ndoshta s’ka vlerë për gazetarinë, por njëherë kam fituar në radio vendin e parë në një konkurs, me poezinë “Plehrat dhe Parfumet”.

Trishtimin Enada s’duket ta njohë.

E njoh mirë trishtimin dhe melankolinë, por më fort njoh aftësinë time për t’u kapur pas gëzimit.

Cili ka qenë momenti më i gëzuar i vitit që shkoi?

Ndarja nga një lloj mënyre jetese që tashmë s’e njoh për timen.

Ah dhe diçka. Do i ndryshoni shumë përgjigjet e mia në intervistë, se në të tjerat që kam dhënë i kanë ndryshuar aq shumë, e aq shpesh, sa më duket vetja me 100 fytyra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat