Klajdi Musabelliu: Të gjitha këngët e mia janë dedikime!

Mediale Vip

Klajdi Musabelliu: Të gjitha këngët e mia janë dedikime!

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 12:59
Klajdi Musabelliu

Muzika dhe gazetaria janë dy profesione mes të cilave ai e ka ndarë jetën e tij, herë duke bërë njërën, herë tjetrën apo hera herës edhe të dyja bashkë. Gazetaria është profesioni i cili është rezultat i studimeve të tij, ndërsa muzika profesion i cili e lidh me atë që do më së shumti.  “Zemrat njëherë falen” është kënga e tij më e re në bashkëpunim me një tjetër këngëtare simpatike, Blerina Matrakun. E pra jemi duke folur për Klajdi Musabelliun, i cili duket se nuk mund të shkëputet asnjëherë nga muzika. Një bisedë e gjatë e fokusuar mbi atë çka Klajdi bën aktulisht, mbi një ditë të zakonshme të tij, fëmijërinë, kujtimet nga Skrapari, raporti me familjen dhe komshinjtë e deri tek dashuria dhe raporti i tij me politikën. Të gjitha këto i prekën në intervistën e suplementit të gazetës Shekulli.

“Zemrat një herë falen” dhe “Po martojmë Malon”

Është kënga më e re e Klajdi Musabelliut. Ai rrëfen për Shekullin se si lindi bashkëpunimi midis dy këngëtarëve, të cilët njëherësh janë miq dhe koleg. “Në fakt ishte shumë rastësi, më telefonon Blerina me atë energjinë që e karakterizon dhe më thotë, “e kam gati këngën që do të këndojmë bashkë”. Për mua më thënë të drejtën ishte e papritur. U takuam folëm sigurisht gjatë për këngën, mendoj që ka dalë shumë mirë dhe për mua është një përvojë pasi është hera e parë që këndoj turbo folk. Një tjetër këngë e imja e kësa fushe është “Po martojmë Malon”. Nuk e zgjodha rastësisht si këngë… Kohët e fundit shumë artistë bëjnë këngë të rrymës turbo folk duke i ngatërruar pak pasi fusin elementë të cilët nuk janë edhe aq të mirë qoftë edhe për të rinjtë që i dëgjojnë. Me këtë këngën në një farë mënyrë doja të bëja një apel se duke u kthyer të këngët e vjetra për t’i risjellë ndryshe. Më herët unë u riktheva tek kënga “Do marr sharrën do sharroj” duke qenë se jam nga Skrapari, këtë herë në maratonën e këngës jam prezantuar me kengën “Po martojmë Malo”  duke u ndalur tek qyteti i Fierit. Kjo këngë është sa e këndshme dhe humoristike.

Këngët dedikim apo….

Patjetër që deri në ditët e sotme, nga “Ethet e së premtes” kanë kaluar goxha kohë, por këngën “Puthja e parë” të gjithë e kujtojnë.  Klajdi Musabelliu përveç saj ka realizuar edhe shumë këngë të tjera si  “Një shpresë për jetën time”,  “Vetëm të të besoj” apo “Ndodh edhe kështu”. Dy këngët e fundit kanë qenë materiale të këngëtarit në Festivalin e RTSH-së.  Por të gjitha këngët e Klajdit kanë një të veçantë. Kemi dëgjuar shumë këngëtarë të cilët teksa i pyet për tekstin e këngës gjithmonë shprehen se e ka bërë dikush tjetër dhe se nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me të. Ndryshe ndodh me Musabelliun… 34-vjeçari tregon për Shekullin se çdo këngë e tij është një dedikim dhe kanë spunto nga jeta e tij. “Çdo këngë e imja është dedikim. Mund të them se njërën nga këngët e mia ia kam dedikuar një vajze të cilën e ka pëlqyer shumë por që nuk mund t’ia them dot (qesh). Sigurisht që tekstet nuk janë të bëra nga unë, por pasi ia kam shpjeguar tekstshkruesit gjendjen time emotive përgatitet teksti i saj”, shprehet Klajdi.

Klajdi jo vetëm këngëtar

Për fansat e tij, Klajdi është vetëm këngëtar… Në fakt nuk është kështu. Si një i ri ai është i aktivizuar në politike, për një periudhë kohe dha kontributin e tij si gazetar, ndërkohë vazhdon dhe kontribuan si dublant në filmat vizatimorë. Klajdi rrëfen pak për secilën nga to. “ Unë jam i angazhuar në politikë.  Ndërkohë jam në sektorin e marrëdhënieve me publikun në  “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, thekson këngëtari.  Për të ditët në Tiranë janë të qeta, duke u gërshetuar me takimet me miqtë pasditeve, punën si aktor dublant apo edhe në projektet për këngë të reja.  Ndërsa flet për punën  si dublan, këngëtari rrëfen se zbulimi i kësaj aftësie i ka sjellë larmirshmëri dhe ngjyra jetës së tij pasi të futesh në rol është bukur dhe jep patjetër diçka nga vetja. “ Puna si dublan me filmat me kartonë është me të vërtetë e bukur, pasi të duhet të futesh në rol dhe të interpretosh më së miri. Jetmiri e pëlqeu dhe e pikasi zërin tim dhe ende vazhdojmë që të bashkëpunojmë. Këtu dua të ndalem dhe të falenderoj Jetmir Mehmetaj ”, tha ai.

“Zjarrëfiksja” dhe kujtimet

Këngëtari rrëfen se raportet me gatimin nuk i ka aspak të mira edhe pse ka neps për gjithçka, pra nuk është nazeli. Përgjithësisht i pëlqejnë vendet e zhurmshme pasi vetmia nuk është për të. Edhe kur mediton nuk i kalon më shumë se pesë minuta.” Unë mund të ha çdo gjë, por nuk mund të gatuaj çdo gjë (qesh). Kur nuk ndodhet mami im në shtëpi unë vetëm një vezë mund të përgatis.  Më ndodhn shpesh të lëviz qoftë në qytete të tjera të Shqipërisë por edhe jashtë, e ka qytete që janë shumë të qeta dhe nuk më pëlqen heshtja apo të qëndruarit vetëm. Jam mësuar me zhurmën e Tiranës dhe nuk bëj dot pa të…  Vetëm kur meditoj mund të konsumoj një kafe vetëm, por që nuk zgjat më shumë se 5 minuta (qesh)”, thekson ai.  Me humorin që e karakterizonte bashkë me Klajdin shkuan në fëmijërinë  e tij dhe për pasojë kujtuam momentet më interesante të tij.

U ndalëm në qytetin e Skraparit, në të Tiranës dy vendet ku Klajdi ka më së shumti kujtime. “ Kur kam qenë i vogël më thërrisnin zjarrfiksi pasi nuk leja dy gurë në vend… Tani që jam rritur sërish bëj ndonjë “prapësirë” psh dëgjoj muzikë me zë të lartë, ndez pompën e pallatit vonë… por tani që po më kujtohet në një nga fundjavat, kur zakonisht dalim, e kisha tejkaluar pak me pijen dhe kur jam kthyer në shtëpi. Më kujtohet se 3 herë më kanë futur brenda dhe 3 herë kam dalë jashtë nga dritarja, madje atë natë kam bërë edhe çiçin në lavatriçë pasi e kisha ngatërruar me bidenë (qesh).

Ndërsa kur kam jetuar në Skrapar kam qenë shumë i vogël,  por më kujtohet një moment. Kunati im, bashkëshorti i motrës sime është nga Skrapari dhe ishim në një lagje, por në atë kohë nuk e dija që më  ngacmonte motrën dhe më qëndronte pranë. Më kujtohet që më ka çuar të shesë banane, e kur vinin aty shokët e mi, unë isha shumë në siklet ulja kokën dhe i përgjigjesha pa më parë fytyrën (qesh)”, rrëfen Klajdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat