Robin Thicke dhe ish-bashkëshortja bëjnë marrëveshje për djalin

Mediale Vip

Robin Thicke dhe ish-bashkëshortja bëjnë marrëveshje për djalin

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:45
Robin Thicke dhe Paula Patton

Robin Thicke dhe Paula Patton kanë arritur një zgjidhje në betejën e tyre të kujdestarisë ndaj djalit shtatëvjeçar Julian..

Çifti u nda disa vjet më parë dhe ata filluan me një luftë kujdestarie në fillim të këtij viti pasi Paula e akuzoi atë për dhunë në familje.

Kushtet e marrëveshjes së re thonë se Robin do të marrë djalin e tyre nga e hëna deri të mërkurën dhe Paula do të marrë kujdestari nga e mërkura deri të premten. Ata do të shihen në fundjavë dhe do të ndajnë shpenzimet.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi e dashura e Robin, April Love Geary njoftoi se ajo është shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat