Luanës i shkojnë për ters pushimet, sëmuret në Santorini

Mediale Vip

Luanës i shkojnë për ters pushimet, sëmuret në Santorini

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 11:13
Luana Vjollca

Këngëtarja Luana Vjollca këtë të premte nisi pushimet.

Ajo ka zgjedhur ishullin Santorini për të kaluar sivjet pushimet e saj, të cilat me gjasë i ndan bashkë me personin e zemrës.

Megjithatë, jo gjithçka i ka ecur mirë bukuroshes Vjollca në këtë pushim.

Kjo, pasi ajo është sëmurë, duke u detyruar të marrë ilaçe, me ç’ka tregon se nuk e ka nisur mbarë ditën e parë të pushimit të saj.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Luana përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “E sëmurë në pushime”.

Image
Foto e postuar nga Luana
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat