Babai ia uron Dua Lipës ditëlindjen me një foto nga fëmijeria

Mediale Vip

Babai ia uron Dua Lipës ditëlindjen me një foto nga fëmijeria

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:49
Dukagjin dhe Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po feston ditëlindjen e saj të 22-të.

Bukuroshja nga Prishtina po feston ditëlindjen e saj dhe nuk kanë munguar urimet nga miqt dhe më të dashurit e saj.

Është babai i saj Dukagjini që ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram me të bijën e tij para shumë vitesh.

Bashkë me foton ai ka postuar edhe një mbishkrim emocional.

“Buzëqeshja jote ma zgjat jetën. Ne e bëjmë këtë mirë së bashku. Urime ditëlindjen dashuria ime, Dua Lipa”, ka shkruar Dukagjini në Instagram.

Dua Lipa sot është superyll botëror i muzikës, që ka pushtuar top listat në Britani të Madhe dhe në SHBA. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat