Olsi i Big Brother harron Fjorentinën, kapet “mat”me tifozen seksi të Kombëtares

Mediale Vip

Olsi i Big Brother harron Fjorentinën, kapet “mat”me tifozen seksi të Kombëtares

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:53
Olsi

Pas ndarjes nga Fjorentina, duket se  Olsi ka filluar flirtet që duken edhe si diçka më shumë me tifozen më seksi të Kombëtares, Irida Oxa.

Ata të dy kanë “shpërthyer” me postime në rrjetet sociale duke bërë të kuptohet që midis tyre po ndodh diçka, pasi në postimet e tyre ka ngjashmëri në mos fotot e postuara janë të njëjta.

Ata kanë postuar të njëjtën foto dhe në të njëjtën orë. “Ne do të fshihemi nga kjo botë, vetëm ti dhe unë. Në dreq fama për sa kohë ti je mashkulli im dhe unë dama jote. Grabite këtë botë të verbër dhe unë do të ndjek deri në fund. Më udhëhiq drejt vdekjes dhe unë akoma do të jem miku jot më i ngushtë”, shkruhet në postimet e të dyve ku shfaqet një djalë dhe një vajzë me maskë.

‘Djal i keq romantik”, shkruan Olsi, ndërsa Irida e quan veten “vajza e keqe”. Menjëherë pasi qarkulluan lajmet se mes tyre janë ndezur shkëndijat e para ka reaguar Irida. “Biseda me kode…Je kapur mat”, – shkruan ajo çka të le të mendosh se mes tyre vërtet po ‘kurdiset’ diçka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat