Viola: “E bëj atmosferën sikur të ishte për familjen time”

Mediale Vip

Viola: “E bëj atmosferën sikur të ishte për familjen time”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 22 gusht 2017 Në ora: 21:47
Viola

Ajo është artiste e shumë hiteve të muzikës shqiptare, e kur bëhet fjalë për praninë e saj në gëzimet dhe dasmat shqiptare të gjithë do të donin ta kishin zërin e saj aty pasi ajo falë repertorit që ka din të krijojë super atmosferë.

Kjo është këngëtarja Viola, kështu e njohin të gjithnë vetëm me emrin e saj, pavarësisht se është një bashkëshorte dhe një nënë e mirë, ajo falë energjisë dhe dashurisë që ka për punën, për muzikën e sheh sidomos gjatë verës kudo e super e angazhuar.

Në një intervistë për ne ajo rrëfen për punën e saj, ku është e pranishmë më shumë gjatë verës dhe na zbulon se ajo ka gati disa projekte e shumë shpejt vjen me një klip të bukur.

Image

“Bota sot”: Si po e kalon këto ditë të verës Viola, e dime me shumë angazhime?

 Mirë faleminderit! Po me shumë angazhime, po mirë ka dashtë Zoti, ka qenë një sezon me shumë intensitet, po shumë mirë kemi kaluar.

“Bota sot”: Ku është e pranishme më shumë Viola në cilën pjesë të Kosovës nëpër dasma?

Në të gjitha vendet aty ku ka shqiptarë, domethënë në tërë Kosovën, por edhe jashtë saj.

“Bota sot”: Ku e gjen gjithë atë vullnet për të krijuar cdo natë atmosferë?

Jam vetë e tillë, e dua punën time dhe kam shumë respekt për të gjithë dasmorët që më ftojnë në gazmendin e tyre, andaj edhe ndihem më shumë me peërgjegjsi për atmosferen në gëzmin apo ditën e tyre të rëndësishme. Unë nisem edhe nga vetja, e bëj sikur të ishte për familjen time.

“Bota sot”: Keni gjetur kohë për ndonjë projekt me video apo ndonjë album live? Mund të dimë pak më shumë?

Po kam katër projekte të gatshme, njëra ndër to i është punuar edhe klipi dhe së shpejti do e lansojmë.

“Bota sot”: Pas verës do të ktheheni në Diasporë, ju jetoni atje?

Po unë jetoj në Suedi, e djali tani fillon klasën e dytë dhe për këtë arsye e kam edhe sezonën e kufizuar deri me cilën datë mundem me qenë e angazhuar me dasma e mbrëmje.

“Bota sot”: A është e vërtetë se Viola i ka mbyllur datat edhe për verën që vjen kur i referohemi dasmave?

Jo e mbyllur nuk është në total, por shumë me sukses është duke shkuar, e kemi komunikim dhe ftesa nga të gjithë shqiptarët edhe për vitin tjetër qoftë për koncerte por sidomos për gëime dhe dasma. Faleminderit Zotit e mirë është duke ecur, ku edhe për 2019-n kemi data të zënë, kështu që jam shumë e kënaqur. E falenderoj bashkëshortin tim Sokolin që është duke e menaxhuar punën time me shumë dijeni e me shumë vullnet. Aty ku është mbështetja është edhe suksesi i gatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat