Princi Harry flet me dhimbje për nënën e tij

Mediale Vip

Princi Harry flet me dhimbje për nënën e tij

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:31
Princi Harry

Princi Harry ka folur me dhimbje për momentet kur nëna e tij, princesha Diana, po vdiste.

“Një nga gjërat më të vështira është fakti se njerëzit që e ndoqën atë deri në banesën e fundit, ishin të njëjtët njerëz që po e fotografonin të vdekur në pjesën e pasme të makinës së saj”, tha 32-vjeçari në filmin për Diana.

“William dhe unë e dimë këtë, na është thënë shumë herë nga njerëz që e dinë si ishte rasti. Ajo ishte e plagosur rëndë në kokë, por ishte e gjallë, dhe njerëzit në vend se të ndihmonin, po fotografonin atë në ulësen e pasme. Pastaj ajo fotografi, u bë lajmi më i madh në vend”.

Princesha Diana vdiq më 31 gusht të vitit 1997 pas një aksidenti me makinë me shokun e saj Dodi Fayed dhe shoferin Henri Paul në Paris, Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat