Aktori i pashëm turk “i vardiset” Arilenës

Mediale Vip

Aktori i pashëm turk “i vardiset” Arilenës

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:14
Ozan Guler dhe Arilena Ara

Pas ardhjes së serialeve turke në vendin tonë, të gjitha vajzat filluan të çmendeshin për aktorët turk.

Ama, tani që edhe vajzat tona, kryesisht këngëtare, po bëhen mjaft të njohura në mbarë botën është radha e aktorëve turq të çmenden për to.

Ozan Guler është një nga aktorër më të njohur turq në vendin tonë, i cili është edhe protagonist i serialit “O Hayat Benim” që po shfaqet në Shqipëri këto kohë. Pra, përveç faktit që është shumë i bukur, është edhe goxha i talentuar…

Ai ka postuar në Instagramin e tij zyrtar një video të këngëtares shqiptare Arilena, e cila po këndon “Nëntorin” në versionin shqip. Ne kërkuam në Instagramin e Arilenës dhe pamë që ai jo vetëm e ndiqte, por i bënte edhe “like” vazhdimisht në postimet e saj.

Ndërkohë, nesër duhet të bëhemi gati sepse këngëtarja e vogël në moshë por me talent të madh do të publikojë këngën e saj të re. Bëhet fjalë për versionin anglisht të “Nëntori”, i cili pritet të jetë një tjetër sukses i Arilenës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat