Taylor Swift mund ta rrëzojë nga froni “Despacito-n” në Billboard

Mediale Vip

Taylor Swift mund ta rrëzojë nga froni “Despacito-n” në Billboard

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 21:19
Taylor Swift

Kënga “Look What You Made Me Do” e Taylor Swift mund ta rrëzojë nga froni hitin “Despacito” nga top-lista ‘Billboard Hot 100’.

Këngëtarja amerikane do vijë me albumin e ri “Reputation” në muajin nëntor, ndërsa ditë më parë e publikoi këngën e parë të këtij albumi.

Siç parashikojnë kritikët e muzikës, deri në fund të muajit shtator, Swift mund të jetë në krye të top-listës së Billboard.

Sipas parashikimeve, “Look What You Made Me Do” deri më 10 shtator mund të jetë shitur në gjysmë milioni kopje, duke e kaluar edhe “Hello” të Adele që është shitur në 480.000 milionë kopje për tri javë.

Taylor e publikoi zyrtarisht versionin audio të këngës së re më 25 gusht, ndërsa videoklipin e lansoi më 27 gusht.

Tash kur po e publikojmë lajmin, videoja është shikuar mbi 58 milionë herë dhe kjo shifër rritet vazhdimisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat