Ingrit Gjoni u jep fund zërave për ndarje, publikon më në fund foton e bashkëshortit me djalin

Mediale Vip

Ingrit Gjoni u jep fund zërave për ndarje, publikon më në fund foton e bashkëshortit me djalin

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 22:17
Ingrit Gjoni

Fillesat e para në rrugën e gjatë të artit do të ishin në fushën e modelingut, por pasioni për muzikën do të ishte më i fortë dhe shumë shpejt do të shndërrohej në një prej këngëtareve më të komentuara të showbizit shqiptar.

Bukuroshja Ingrit Gjoni, e njohur për stilin ekstravagant dhe provokues, numëron në repertorin e saj një numër të madh këngësh e klipesh dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Krahas impenjimeve në muzikë, Ingriti është prej katër vitesh edhe një mama me kohë të plotë e Paridit, djalit të saj të vetëm nga martesa me Gentin.

Ndryshe nga shumë artiste të tjera që përpiqen të ruajnë anonimatin dhe privatësinë e fëmijëve, Ingriti e ka prezantuar shpeshherë Paridin në rrjetet e ndryshme sociale ku nuk mungojnë foto dhe videot e tij, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin. Publiku ka qenë kurioz për të parë se kush është bashkëshorti i Ingridit, pasi këngëtarja ka qënë shumë e rezervuar për të publikuar identitetin e tij, duke sjellë kështu shpeshherë aludime për një ndarje të mundshme të çiftit.

 Por, një foto e postuar dje në Instagram, ka hedhur poshtë të gjithë zërat e mundshëm dhe ka zbuluar për të gjithë kureshtarët edhe babain e Paridit, i cili nga fotoja duket shumë i përkushtuar pas të birit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat