Emina Cunmulaj shikon 'tmerr me sy', ja çfarë i bëri taksisti në mes të Manhatan

Mediale Vip

Emina Cunmulaj shikon 'tmerr me sy', ja çfarë i bëri taksisti në mes të Manhatan

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 12:12
Emina Cunmulaj

Në një video Live me fansat e saj të Instagramit Emina Cunmulaj ka treguar se si u gjend në një situatë tmerri teksa udhëtonte me një taksi.

Teksa ishte duke shkuar në një sfilatë mode, modeles shqipatre iu desh të merrte një taksi. Ajo ka komentuar në gjuhën shqipe shoferin, i cili dukej shumë i çuditshëm.

“Sesi ka një shikim ky më trembi”, dëgjohet të thotë ajo.

Më pas gjërat janë “përkeqësuar” kur Emina ka ndjerë një erë të rëndë në makinë dhe u ka thënë fansave që ishin duke e parë, se shoferi i saj lëshoi gazra.

“Të hap dritaren të fryjë pak erë se vdiqa”, thotë Emina, ndërsa ndjekësit e saj qeshin me veprimet dhe reagimin e saj dhe e ngacmojnë me komente ironike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat