Dasma e Labit po afron, Qëndresa publikon imazhe nga festa e saj e beqarisë

Mediale Vip

Dasma e Labit po afron, Qëndresa publikon imazhe nga festa e saj e beqarisë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:31
Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami

Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe e fejuara e tij Qëndresa Bajrami, do t’i japin fund beqarisë më 16 tetor 2017.

Çifti i shumë pëlqyer nga publiku kanë preferuar që të mos shpalosin shumë detaje mbi dasmën, e cila me siguri do të jetë madhështore dhe do të mbledhë rreth vetes shumë të ftuar.

Megjithëse një muaj më herët, Qëndresa është duke festuar këto ditë, festën e saj të beqarisë, atë që njihet si “Bride to be”.

Janë mikeshat e saj Andrra Destani dhe Luljeta Selimi, të cilat i kanë organizuar asaj një udhëtim befasi, në një nga resortet më luksoze të Turqisë.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Bajrami shfaqet me mikeshat e saj e veshur në ngjyrën rozë, teksa Andrra dhe Luljeta kujdesen që ta rregullojnë si nuse me duvak për festën.

“Omg i ftova për kafe dy zemrat e mija @andrradestani dhe @luljeta_selimi, po s’e prita që kafja e tyre është më e ëmbls e mbasditës, faleminderit për suprizën e bukur që ma bëtë, por ky pushim do të mbetet pushimi më i miri për mua!”(sic.), ka shkruar Qëndresa në Instagram. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat