Pas dasmës Getoar Selimi përmes një fotoje në altar ka disa fjalë zemre për të thënë

Mediale Vip

Pas dasmës Getoar Selimi përmes një fotoje në altar ka disa fjalë zemre për të thënë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:02
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disavjeçare më 10 shtator në bregdet, tek Gjiri i Lalzit.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma, Geti me siguri është çlodhur dhe ka gjetur kohën për të falenderuar të gjithë ata që ishin prezent në ditën më të rëndësishme për të, dhe tashmë bashkëshorten e tij Marina Vjollcën.

"Faleminderit Zotit, familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në këto momente shumë të rëndësishme dhe të paharrueshme për ne", shkruan Geti bashkangjitur fotos së mrekullueshme ku shfaqet në altar së bashku me të bukurën Marinë.

Nga ana tjetër Marina është mjaftuar duke postuar vetëm disa foto të mrekullueshme të dasmës, por pa i shoqëruar ato me ndonjë koment. 

Ditën e djeshme edhe Maria Vjollca, mamaja e Marinës, ka postuar disa foto nga ceremonia e dasmës në Facebook dhe Instagram, ku ka uruar me një mesazh të ndjerë çiftin.

Siç urojnë nënat në një ditë si kjo, me fjalë zemre, në një foto me çiftin e sapomartuar, Maria shkruan: “Vlerat shpirtërore marrin kuptimin në këtë moment kulminant kurorëzimi! U trashëgofshi yjet e mi! Faleminderit, ndihem e mallëngjyer, e lumtur, sa dhe dashuria juaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat