Selena tradhton The Weeknd?

Mediale Vip

Selena tradhton The Weeknd?

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 23:29
Selena Gomez

Pas nëntë muajsh në lidhje dashurie, Selena Gomez dhe The Weeknd i kanë sytë vetë për njëri tjetrin. Por, tani bukuroshes i është ofruar shansi që vjen një here në jetë për të aktruar në filmin e ri të 81vjeçarit Woody Allen, ku përfshihen shumë skena me puthje së bashku me kolegun e saj të pashëm Timothee Chalamet.

Pas kësaj shumica e kanë pyetur veten se si ndihet The Weeknd?

Siç mëson tabloidi hollywoodlife, i dashuri i saj nuk e ka problem këtë gjë, meqë ka besim tek ajo dhe se e di që aty nuk janë të përfshirë ndjenjat. Ata të dy kanë qenë në lidhje edhe më parë me njerëz të tjerë ku problemi ishte besimi, dhe kanë marrë mësim nga ato momente.

“Selena është aktore dhe kjo është pjesë e punës së saj. Nuk merr kënaqësi nga puthja dhe Abel e di këtë gjë”, deklaroi burimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat