Selena Gomez përlot botën, kryen transplantin e veshkës dhe mikja e saj më e mirë i fal të sajën

Mediale Vip

Selena Gomez përlot botën, kryen transplantin e veshkës dhe mikja e saj më e mirë i fal të sajën

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 14:32
Selena Gomez dhe Francia Raisa

Ka ardhur një habi për të gjithë lajmi se Selena Gomez i është nënshtruar një transplanti të veshkës vetëm pak më parë.

‘Glamour UK’ bën me dije se bukuroshja Gomez sapo ka dalë nga salla e operacionit pasi rrezikonte që njëra prej veshkave t’i plase brenda trupit dhe mikja e saj më e mirë, aktorja Francia Raisa, ka bërë gjestin më të mrekullueshëm në botë duke i dhuruar Selenës një nga veshkat e saj.

Nuk janë dhënë shumë detaje rreth këtij operacioni sepse Selena ka preferuar të jetë shumë diskrete megjithatë tashmë që gjithçka ka mbaruar me sukses duket se dy mikeshat do të kenë shumë për të treguar rreth eksperiencës së tyre.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat