Marina dhe Ermali, urime të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit!

Mediale Vip

Marina dhe Ermali, urime të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit!

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:30
Marina, Ermali, Ami

Ishte ndoshta lajmi më i bujshëm i këtyre ditëve të fundit për sa i përket shoubizit shqiptar, e kjo jo më kot. Vetë çifti Mamaqi bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se po përjetojnë për së dyti emocionet e prindërimit. Postimi i Ermalit, ka bërë që shumë ndjekës të tij të urojnë Amin dhe vetë moderatorin për këtë lajm të gëzueshëm, ndërsa dallohet se nuk kanë qenë të shumtë kolegët që janë shprehur në të njejtën mënyrë, të paktën ne Instagram.

Por, mes shumë e shumë komenteve, vërehet fare qartë shkrimi i Marina Vjollcës: “Shumë urime!!!”, shoqëruar kjo me ikonat e zemrave. Si gjithmonë, nuk mund të mungonte as përgjigja e Ermalit, që nuk do ta linte as këtë rast pa shprehur atë çka mendon në të vërtetë. “Gjithë sytë nga ty tani!!!”, ka qenë përgjigja e Mamaqit ndaj Marinës, duke bërë kështu protagoniste këtë të fundit. Pas ceremonisë martesore, nuk është aspak çudi që të presim një lajm të tillë edhe nga Marina. Megjithatë, ndoshta tani është koha e Amit dhe Ermalit që ta shijojnë në maksimum këtë pritje të ëmbël. Komentuesit kanë filluar që tani të aludojnë mbi gjininë e fëmijës, edhe pse është ende herët për diçka të tillë…

Image
Komentet
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat