Gisele Bündchen mbushet në vaj për këtë arsye

Mediale Vip

Gisele Bündchen mbushet në vaj për këtë arsye

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 17:05
Gisele Bündchen

Modelistja më e suksesshme në botë, Gisele Bundchen, ka treguar anën e saj emotive në Brazil, derisa përgatitej për të performuar njërën nga këngët më të prekshme të të gjitha kohërave.

Bukuroshja braziliane, e cila mori pjesë në festivalin Rock 2017 në Rio, për pak kohë ka shpërthyer në lot para performimit të këngës “Imagine” të këngëtarit të ndjerë John Lennon.

“Nëse ne të gjithë jemi në gjendje të imagjinojmë, ne të gjithë jemi në gjendje të krijojmë, prandaj imagjinoni botën në të cilën dëshironi të jetoni. Imagjinoni që ne tashmë jetojmë në të. Imagjinoni”, ka thënë ajo në gjuhën portugeze, transmeton KosovaPress.

Bashkëshorti i saj Tom Brady ka postuar në Instagram videon ku Gisele shpërthen në lot, duke thënë se është krenar me bashkëshorten e saj dhe se e do shumë atë.

Në festivalin në Rio po marrin pjesë emra të njohur të muzikës botërore, si Bon Jovi, The Who, Red Hot Chili Peppers, Def Leppard, Fall Out Boy, Incubus, The Offspring and Thirty Seconds to Mars etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat