Madonna: Asnjëherë nuk them kurrë

Mediale Vip

Madonna: Asnjëherë nuk them kurrë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:47
Këngëtarja Madonna

Këngëtarja Madonna nuk e përjashton adoptimin e më shumë fëmijëve, ndërsa ajo flet për hapjen e spitalit të parë të fëmijëve në Malavi.

Në një intervistë për CBS Sunday Morning, Madonna flet për amësinë, adoptimin dhe spitalin e fëmijëve, për të cilin ajo kishte ndihmuar që të ndërtohej në Malavi.

Këngëtarja 59-vjeçare e hitit të madh “Like a Virgin” udhëtoi me ekipin CBS në vendin afrikan për të vizituar spitalin.

Spitali është kulmi i shumë vizitave të saj në vendin e vogël afrikan, vizita që gjithashtu e frymëzuan atë për të adoptuar katër fëmijë, Mercy James, 11, David Banda, 11, Stelle, pesë vjeç dhe Estere, pesë vjeç.

E pyetur nëse këngëtarja do të konsideronte adoptimin e më shumë fëmijëve, ajo dha një përgjigje interesante.

“Kush e di? Po, unë kurrë nuk them kurrë”, tha Madonna.

Ndërsa nëna e saj vdiq kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, ajo zbuloi se amësia e saj ka qenë një formë terapi për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat