Arsyeja pse emri i Getoarit ishte vendosur përpara Marinës në ftesat e dasmës

Mediale Vip

Arsyeja pse emri i Getoarit ishte vendosur përpara Marinës në ftesat e dasmës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 20:54
Marina dhe Geti

Temë e dasmës së Marinës dhe Getit ishte pikërisht dashuria, e cila u kuptua mjaft mirë në çdo detaj të saj. Që me dorëzimin e ftesave, çifti na bëri të ditur se ajo që na priste në dasmën e tyre do ishte diçka shumë e veçantë. Ftesa nuk ishte aspak e zakonshme: një pllakë e tejdukshme e mbushur me petale lulesh, të ndryshme për çdo të ftuar, vendosur brenda një kutie rrethore veshur me saten njoftonte ata se ishin të ftuar më 10 shtator në orën 20.00 në kompleksin Lura në dasmën e të bukurës Marinë dhe reperit nga Kosova Getoar Selimi.

E megjithatë një detaj në këtë ftesë, ideuar nga çifti në bashkëpunim me Class Event, u keqkuptua. Përse emri i Getoarit qëndronte përpara emrit të Marinës?

Përgjigjen e kësaj pyetje nga e jep vetëm drejtuesja e Class Event dhe organizatorja e dasmës, Alketa Vejsiu. E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Alketa është shprehur se sipas traditave në Kosovë, vendoset emri i burrit përpara gruas.

 

Nuk kishte të bënte aspak mosrespektim të femrës, apo dominim të Getoarit, ishte thjesht respektim i traditave të Kosovës, për të cilën edhe Marina ishte shumë dakord.

 “Në ftesë është vendosur përpara emri i Getoarit pasi  për traditë në Kosovë  vendoset emri i dhëndrit. Ne ndoqëm këtë traditë dhe Marina nuk kishte asnjë kompleks. Mua më është dukur shumë propocionale gjithçka në dasmën e Marinës dhe Getit. Të ftuarit ishin 50% me 50% nga familjarët e çiftit, si dhe miqtë nga bota e spektaklit”, u shpreh Alketa Vejsiu.

Alketa ka folur gjithashtu edhe për punën intensive që ka zgjatur rreth një muaj për të materializuar pikërisht atë që çifti kërkonte, bashkëpunimin me ta, si dhe përse u zgjodh që dasma të mbahet pikërisht në një tendë, e sjellë për herë të parë në Shqipëri.

“Jemi takuar me ciftin shumë kohë më parë, kemi bërë një punë mjaft intensive që ka zgjatur një muaj. Ka qenë një ndër dasmat më të bukura. Na u desh që një plazh ku pushojnë dhjetëra pushues ta çonim në zero. Dasma u realizua në një tendë që bëhet për herë të parë në Shqipëri, me dritat magjike, me transparencën e saj që të krijonin përshtypjen e një qielli të hapur. E krijuar gjithashtu edhe për efekt të kohës, një ditë më pas ra shumë shi. Çifti ka qenë shumë aktiv në realizimin e projektit, e kemi ndërtuar gjithçka bashkë. Kisha krijuar atë përshtypjen Getoari i fortë, por ai nuk bën rep në përditshmëri, përkundrazi ishte shumë i butë dhe i ëmbël ndaj Marinës. Një çift në harmoni perfekte që pata kënaqësinë të punoja me ta”, tregon Vejsiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat