Aktorja e dashur flet pas divorcit: Bëra ç’më deshi e bardha zemër!

Mediale Vip

Aktorja e dashur flet pas divorcit: Bëra ç’më deshi e bardha zemër!

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:40
Merve Bolugur

Vetëm pak kohë pasi është divorcuar nga bashkëshorti i saj këngëtar, aktorja e njohur turke Merve Bolugur duket se nuk është penduar aspak për vendimin e rëndësishëm në jetën e saj.

Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Zeynepit në serialin “Kuzey Guney” ka vizituar Parisin, ku edhe ka festuar me shoqërinë e saj 30-vjetorin e lindjes.

“Kam miq aq të mirë sa bëjnë gjithçka vetëm për një buzëqeshje time. Si një grua çmendur, e pjekur dhe e ndjeshme në ditëlindjen time bëra ç’më deshi e bardha zemër”, shkroi aktorja në një postim në rrjetet sociale.

Merve Bolugur javën e kaluar i dha fund martesës së saj dyvjeçare me këngëtarin e njohur Murat Dalkiliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat