‘Kam burrin dhe dashnorin këtu?’ Aurela Gaçe flet për deklaratën në dasmë

Mediale Vip

‘Kam burrin dhe dashnorin këtu?’ Aurela Gaçe flet për deklaratën në dasmë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 23:49
Aurela Gaçe

Këngëtarja e famshme Aurela Gaçe ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen e së shtunës. Me të hyrë në studio, artistja filloi menjëherë batutat me moderatorin Ermal Mamaqi, i cili e pyeti: ‘Ku e ke dashnorin ti? Ke ardhur pa dashnorin këtu?’

Publiku i emisionit ka shtangur për një moment, për të shpërthyer më pas në të qeshura të shumta pasi Gaçe u përgjigj: ‘Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.’

Me këtë batutë, këngëtarja e njohur rikujtoi deklaratën epike që bëri në dasmën e saj, ku shastisi të ftuarit dhe familjarët duke thënë se kishte në dasmë ‘edhe burrin, edhe dashnorin’, referuar këngëtarit që e ka mik prej 20 vitesh.

‘E vërteta ishte që e kisha. Burrin e kisha përballë, Norin e shihja në krah edhe thashë: ‘E pse s’i bëj një prezantim Dashnorit?’ ‘Norit iu drejtuan flokët!’-vijoi më tej këngëtarja ndërsa publiku shpërtheu në të qeshura

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat