Aktori i njohur, përndiqet prej 5 vitesh nga një femër

Mediale Vip

Aktori i njohur, përndiqet prej 5 vitesh nga një femër

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:46
Eddie Redmayne

Eddie Redmayne ka rreth 5 vite që përndiqet nga një fanse e fiksuar. Aktori është shprehur se një grua e quajtur Gaby Steiger e ka përndjekur atë për më shumë se 5 vjet. 49-vjeçarja pretendon se ka qënë e martuar me aktorin në jetën e mëparëshme.

Në një dokument të dorëzuar në gjykatë, Redmayne shkruan: “Unë gjithmonë përpiqem të jem i hapur dhe i sinqertë me fansat pasi mbështetja e tyre më ka dhënë këtë karrierë. Pendohem që e kam takuar Gaby Stieger, ajo më ka shqetësuar mua dhe familjen time prej 5 vitesh, duke na stresuar, duke na bërë të ndihemi të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat