“Frika e vdekjes më ndjek kudo”, rrëfen Rozana Radi

Mediale Vip

“Frika e vdekjes më ndjek kudo”, rrëfen Rozana Radi

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:22
Rozana Radi

Artistja e njohur Rozana Radi shumë aktive në rrjetet sociale, ka prekur sërish zemrat e fansave të saj me postimi e publikuar së fundmi në ‘Instagram’.

Kam pasur humbje të mëdha dhe jetën nuk e kam pasur një ëndërr por ja kam dalë gjithmonë vetë, shkruan ndër të tjera Rozi.

Këngëtarja nuk lë edhe pa kritikuar gazetarët që shpesh kanë spekuluar me lajmë në drejtim të artistes.

Statusi i Plotë

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre. frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”, ka shkruar Rozana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat