‘Nuk mundesha më’, Eni Çobani tregon momentin më të vështirë

Mediale Vip

‘Nuk mundesha më’, Eni Çobani tregon momentin më të vështirë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 22:36
Eni ?obani

Programi e ‘E diela Shqiptare’ sot ishte i veçantë, pas festonte 10 vjetorin. Në këtë ditë, një nga personazhet e spikatur që jep kontribut ne emision është edhe juristja Eni ?obani e cila drejton rubrikën ‘Shihemi në gjyq’, ku trajton situata dhe çështje mjaft të ndjeshme.

Gjatë ditës së sotme moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka pyetur Eni ?obanin se cila ka qene situata më e vështirë me të cilën ajo është përballur në këtë program, ndërsa Eni Çobani ka treguar një rast që ka trajtuar në emisionin dhe i është dashur të rrijë gjithë natën pa gjumë.

‘Ishte një natë dimri, ashtu si shpeshherë janë oraret e mia të punës, të zgjatura. Deri në orën 22:00 isha duke komunikuar me protagonisten që do të vinte ditën tjetër për t’u paraqitur në ‘Shihemi në gjyq’, por një orë më pas ajo më telefonon duke më thënë se i vinte keq dhe nuk vinte dot. Mbylla telefonin dhe nata më kaloi pa gjumë. Në mëngjes herët, kam marrë makinën dhe udhëtova 3 orë larg Tiranës, gjeta shtëpinë e zonjës dhe i thashë që të çonim deri në fund atë që kishim nisur. Pas disa përpjekjeve bashkë erdhëm në studio dhe çështja u finalizua me sukses’, – ka treguar juristja e njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat