Grimerja nga Kosova kujdeset për makijazhin e Luis Fonsit

Mediale Vip

Grimerja nga Kosova kujdeset për makijazhin e Luis Fonsit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 10:53
Lyra Kryeziu dhe Luis Fonsi

Të gjithë e dinë tashmë hitin e padiskutueshëm “Despacito”.

Këngëtari i kësaj kënge, Luis Fonsi është bërë i njohur tashmë në gjithë botën. Ai ka krijuar me miliona fansat anë e mbanë planetit, gjersa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Fonsi bën mjaft kujdes në paraqitjet e tij, në të cilat tenton të duket gjithnjë bukur dhe atraktiv. E njërën nga komponentët e dukjes, Luis ia ka besuar një grimereje shqiptare, e cila jeton në Washington.

Lyra Kryeziu, është grimerja nga Kosova, e cila në paraqitjen e fundit të këngëtarit është kujdesur për makijazhin e tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një fotografie ë publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej bashkë me këngëtarin e hitit “Despacito”.

“isha e nderuar ti beje make-up artistit Luis Fonsi”, ka shkruar ajo në grimerja Kryeziu në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, hiti i padiskutueshëm deri më tani numëron mbi 4.6 miliardë shikime në kanalin YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat