Mayweather pa limit, parà me thasë të fituara në lokalin e natës

Mediale Vip

Mayweather pa limit, parà me thasë të fituara në lokalin e natës

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 07:53
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather vazhdon të fitojë parà pa limit, këtë herë jo në ring apo në kazino, por në lokalin e tij të natës “Girl Collection”. Boksieri amerikan ka postuar së fundi një video ku tregohet se si vajzat që punojnë në lokalin e tij mbledhin me thasë paratë e fituara nga puna e tyre.

Një pasuri pafund për kampionin e pamposhtur të boksit, që vetëm 3 javë më parë arriti fitoren e 50-të në karrierën e tij në ring, në një duel me Conor McGregor. Nga kjo sfidë, Mayweather arkëtoi 350 milionë dollarë. kështu, pas parave të fituara në ring, tashmë boksieri po fiton edhe në biznesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat