Gyllenhaal jep përgjigjen më ironike mbi Taylor Swift!

Mediale Vip

Gyllenhaal jep përgjigjen më ironike mbi Taylor Swift!

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:57
Jake Gyllenhaal dhe Taylor Swift

Taylor Swift, përveçse e pëlqyer nga një kategori moshe, pjesa tjetër e karrierës i kalon me mospëlqime nga ana e kolegëve apo publikut. Mes shumë marrëdhëniesh të prishura me miqtë artistë, çka e karakterizon Swift më së shumti janë edhe ish-romancat e saj, që me sinqeritet të plotë mund të thuhet se janë të panumërta. Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, në 2010 Taylor u lidh për ca kohë me yllin e kinematografisë, Jake Gyllenhaal.

Ky i fundit nuk ka pranuar për një kohë të gjatë të japë një prononcim mbi historinë me këngëtaren. Madje, një gazetare guxoi ta cilësonte këtë si një çështje të blinduar, për të cilën Gyllenhaal nuk pranonte asnjë koment të vetëm. Por, ja që së fundmi publiku ka marrë një përgjigje me nota ironie nga ana e Jake, pikërisht mbi Taylor në përgjithësi. Përflitet se “All Too Well” është një këngëkushtuar aktorit, e intervistuesi nuk nguroi ta ngacmonte lidhur me këtë.

Gazetari: Nëse do t’i humbje të dyja këmbët, mendon se Taylor Swift do të shkruante një këngë?
Gyllenhaal: Për mua apo për fatkeqësinë time?
Gazetari: Për ty. Ndoshta do të kushtonte një këngë country?
Gyllenhaal: Së fundmi po merret më shumë me muzikën pop.

Një përgjigje e tillë po bën xhiron e internetit, e nëse për adhuruesit e Swift përfshihet tek situatat e sikletshme, për pjesën tjetër është thjesht një ironi e pastër, që nuk e prinsin nga Gyllenhaal. ‘Big Up për Jake!’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat