Kylie Jenner: Si e ngatërrova derrkucin me pulë

Mediale Vip

Kylie Jenner: Si e ngatërrova derrkucin me pulë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:11
Kylie Jenner

A ju kujtohet skena jo e famshme Keeping Up With the Kardashians, ku Kylie Jenner ngatërroi derrin me një pulë?

Ylli 20-vjeçar asnjëherë nuk ka qëndruar e qetë për shkak të kësaj gafe.

Ajo tash ka shpjeguar arsyen përse i është “përzier” derri me pulën.

“Unë i kam thënë nënës se dua për dhuratë një pulë. Kjo është e tëra që doja. Në këtë mënyrë, ajo shkoi aq keq në mendime të mia sa nuk mund të shihja diçka tjetër. Jordyn e di. Ajo më tha: ‘Kylie, kam dhuratën për ty.' Unë nuk mund të shihja asgjë dhe pyeta: ‘Nënë, a është kjo pula?!' Dhe, ajo mu përgjigj: ‘Jo.' Ishte e qartë se ishte derrkuc”, ka thënë Kylie.

Ajo ka thënë se nuk i pëlqejnë derrat dhe më tepër i pëlqen pulat.

Nga ajo kohë, Kylie ka marrë një pulë si dhuratë, të cilën e ka quajtur Eddie. Por, edhe derrkuci i vogël do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj.

Image
Kylie dhe Kris Jenner
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat